Zajmina përfundon në polici, i përmbyti zyrën komshies

Apr 21, 2016 | 13:02
SHPËRNDAJE

Një këngëtare shqiptare në telashe me policinë. Bëhet fjalë për bukuroshen Zajmina Vasjarin. Burime nga policia thanë për “Panorama.al” se policia ka referuar materialet në prokurori ndaj Vasjarit, pasi kjo e fundit është denoncuar nga një grua me profesion notere.

Ngjarja ka si shkak faktin që këngëtares i është përmbytur shtëpia për shkak të çarjes së tubit fresibël. Uji më pas ka dalë edhe një kat më poshtë, në studion e noteres. Nuk dihet nëse ka qenë apo jo në banesë Zajmina në momentin që i është përmbytur banesa, por mësohet se konfilkti mes saj dhe noteres ka bërë që kjo e fundit të bëjë denoncim në polici.

zajmina vasjari

Dosja hetimore është dërguar në Prokurori dy ditë më parë, ndaj 28-vjeçares Zajmina Ago Vasjarit.

Sipas burimeve të “Panorama.al” ngjarja ka ndodhur më datë 19 prill në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, nga Suela P., banuese në Tiranë.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V., 28 vjeç banuese në Tiranë.

Proçedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambjentin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore, në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shperthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura