DETAJET/ Si u arrestuan nënë e bijë, sapo u kthyen nga Kanadaja

Apr 28, 2016 | 9:46
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit arrestoi dje në orën 23:30 nënë e bijë – Luli dhe Adelia Makashi – në aeroportin e Rinasit.

Gruaja e shpallur ne kerkim, Lule Makashi
Gruaja e shpallur ne kerkim, Lule Makashi

Të dyja ishin shpallur në kërkim për skandalin e mashtrimit me vizat e punës në Kanada. Luli Makashi dhe Adelia Makashi kishin shkruar në Kanada për të sqaruar se përse ishin refuzuar vizat e punës për shumë nga klientët e agjencisë së tyre.

Të paktën kështu tha i arrestuari i parë, Klevis Rreshka. Por sipas Policisë, mësohet se nënë e bijë kishin dijeni se ishin në kërkim dhe u njoftuan që të ktheheshin nga Kanadaja në Tiranë.

Ato, sapo kanë shkelur në aeroportin e Rinasit, janë arrestuar nga Policia menjëherë. Janë më shumë se 30 qytetarë që kanë denoncuar agjencinë e tyre për mashtrim me vizat në Kanada.

Policia thotë se ka bashkëpunuar me autoritetet kanadaze për kthimin e dy të kërkuarve. Në këtë mënyrë, autoritetet kanadeze ua anuluan vizën Luli dhe Adelia Makashit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura