DETAJET/ Grabitësit nga Kruja, përkthyesi tradhtoi policinë

Apr 29, 2016 | 8:51
SHPËRNDAJE

Mes 11 të arrestuarve për akuzën e grabitjes së 42 shtëpive në Katalonjë të Spanjës, është dhe një përkthyes që ka bashkëpunuar disa herë me forcat e policisë.


11 të arrestuarit përveç liderit nga Kruja dhe disa të rinjve nga ky qytet ka edhe në përbërje shtetas nga Rumania, Spanjë dhe Maroku.

Ata akuzohen se kanë kryer grabitjet në rajonin e Barcelonës nga shtatori i vitit 2015.sdgsdg

Lideri i grupit një shqiptar përzgjidhet njerëzit që merrte në Spanjë apostafat për të kryer grabitje.

Shqiptarët bënë pjesë të grupit dhe një rumun, të specializuar për grabitjen e makinave të cilin e paguanin për këtë rol.7d2d9cff-e694-4351-99a5-abed1b202c1f

Grupi ndiqte gjithmonë të njëjtin rregull. Ishte lideri që përzgjidhte prenë e tyre dhe më pas bashkëpunëtorët kryenin grabitjen.

Për zbulimin e grupit, hetuesit kërkuan ndihmën e një përkthyesi për të zbardhur bisedat telefonike të përgjuara.

Ata frekuentonin dy lokale të cilat njihen si vende ku mblidhen shqiptarët.5bbb04a8-b51b-490b-850f-4f0b811240f2

Por, në fakt policia spanjolle zbuloi se përkthyesi i kishte tradhtuar pasi kishte takuar shqiptarët që ishin në përgjim duke i lajmëruar se po ndiqeshin nga autoritetet.

Policia zbuloi një gjë të tillë pasi dëgjoi dy nga grabitësit e ndaluar duke folur për përkthyesin 40-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura