Detajet/ Gomonia me 5 milionë euro drogë, shkëmbimi do kryhej në det

Feb 5, 2016 | 13:13
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Shtetit ka bërë një rezume të aksionit të zhvilluar së bashku me homologët italianë dhe malazez për të parandaluar një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një deklaratë për mediat, janë bërë me dije detaje nga ky operacion, në të cilin janë sekuestruar një sasi rreth 500 kg drogë, e cila është hedhur në det nga trafikantët që kanë mundur të largohen.

“Policia e Shtetit Shqiptar, Guardia di Finanzia dhe autoritetet malazeze parandauan një tentativë të trafikimit të lëndëvee narkotike, u sekuestrua lënda narkotike, trafikantët arritën ti shpëtonin forcave të policisë së tre vendeve.

droga

Në 1 shkurt morëm informacion se një mjet 20 milje nga breu shqiptar do bënte shkëmbim të një sasie droge me një peshkarexhë të huaj të dyshuar si italiane, ky informacion u nda me homologët italiane dhe gjithë kohës ndoqëm operacionin për identifikin e mjeteve.

Në operacion u angazhuan 8 mjete te policisë kufitare nga Vlora deri në derdhje të Bbunës, policia e shtetit në brigjet e adrtiatikut dhe detit Jon, dy mjete të Guardia di Financia, dhe rojet bregdetare.

Në 2 shkurt nga Guardia di Financia morëm info për një mjet 500 milje në Bari që lëvizte në drejtim të ujërave shqiptare, ishte nisur për në Mal të Zi. Aktivizuam edhe mjetet malazeze, dhe identifikuan që ky mjet ishte 8 milje përballë ujërave territoriale të Malit të Zi. Nga ndjekja që iu bë, ky mjet arriti të largohej.

gjatë operacionit mjeti për të shtuar shpejtësinë hodhi të gjithë ngarkesën në det. Ishte mjet oqeanik shumë i shpejtë, humbi kontaktet me autoritetet. Po vazhdojnë hetimet”,- tha Policia.

VIDEO/ Kapet gomonia me 5 milionë euro drogë, dyshohet vinte nga Shqipëria

Gjashtë kuintalë marijuanë me vlerë 5 milionë euro u braktis në mes të detit nga trafikantët, pasi ishin vënë në ndjekje nga Guardia di Finanzia, raportojnë mediat italiane.

Ka qenë një operacioni gjatë në det koduar “Triton” i Agjensisë Eurpiane Frontex ai që mundësoi sekuestrimin e drogës. Mediat italiane raportojnë se sekuestrimi i sasisë së drogës që dyshohet se vinte nga Shqipëria, u bë pas një ndjekjeje nëpër Adriatik, ndërkohë që më parë gjithçka ishte monitoruar nga ajri.

Gomonia po udhëtonte me shpejtësi drejt drejt brigjeve të Barit dhe u pikas 100 km larg brigjeve italiane. Droga transportohej me një gomone 10 metër të gjatë dhe me motor shumë të fuqishëm.

Policia u vu në ndjekje të gomones dhe trafikantët, pasi bënë manovra me shpejtësinë, duke ndryshuar edhe rrugën, duke udhëtuar drejt brigjeve të Shqipërisë e Malit të Zi, nuk patën mundësi tjetër. Braktisën sasinë e drogës në mes të detit.

 


Policia italiane kap LIVE drogen ne det by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura