DETAJET/ Gjendet i vrarë 13-vjeçari në Vlorë, Policia: Fëmija ka qenë vetëm kur…

Sep 10, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, pasi mësohet se është vrarë një 13-vjeçar.

Sipas informacioneve ai është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda në një godinë afër banesës.

arme

Më pas është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës,  por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e rastit.

Trupi i 13-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës ku po i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi nga Policia

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura