Detajet/ Eksploziv makinës në parkim, pakoja ra kur lëvizi automjeti

Feb 9, 2016 | 12:44
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një pako e dyshimtë është gjetur në ambientet e parkingut të një qendre tregtare në Komunën e Parisit, duke ka vënë në alarm njerëzit dhe policinë.

Vendi ku u gjet pakoja e dyshimte, rrethuar nga policia
Vendi ku u gjet pakoja e dyshimte, rrethuar nga policia

E njoftuar për praninë e një pakoje të dyshimtë, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë menjëherë evakuimin e njerëzve që ndodheshin aty duke caktuar perimetrin e sigurisë.

makinaPolicia njofton zyrtarisht se rreth orës 11:15, në rrugën “Medar Shtylla”, tek parkingu i Qendrës Kristal, eshte konstatuar një pako e mbështjelle me natriban.

makina1“Pakoja e mbështjellë me natriban dyshohet si lëndë shpërthyese. Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe ekspertët xhenier”-njofton policia.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pakoja me eksploziv ishte vendosur në një automjet të parkuar në katin -2 të qendrës tregtare, por kur ai ka lëvizur, pakoja ka rënë.

Nuk dihet ende se kujt makine, dhe cili është pronari i saj të cilit i kishin vendosur eksploziv.

Forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bllokuar valët në zonë, për të kryer shpërthimin e kontrolluar.

vendi

kristal1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura