Detajet e reja nga vrasja në Tiranë, autori kishte dy armë me vete

May 2, 2016 | 22:37
SHPËRNDAJE

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë të publikuara sot lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në ish-Bllok, duket se autori kishte dy armë me vete.

Po të shohësh me vëmendje filmimin e kamerave të sigurisë, shihet se përvëc njërës armë që mbante në dorë, ai ka edhe një armë tjetër në brez.


video e re e vrasjes se elton cicos by gazeta-panorama

Nuk dihet përse ai kishte dy armë me vete. Teksa policia ende nuk ka një emër për autorin e dyshuar dhe ai është ende në liri. Autori kishte një kapele në kokë cka e bën të vështirë që ai të identifikohet.

Ermal Muça, zv.drejtor i hetimit të Krimeve të Policisë së Tiranës në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e sotme tha:

“E kemi analizuar disa herë këtë video. Autori ka pasur dy pistoleta. Ka edhe një tjetër në brez nga pas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura