Detaje të tjera nga ngjarja e rëndë me dy të plagosur në Tiranë/ Persona me maska grabitën vilën e çiftit të bashkëshortëve

Jan 19, 2020 | 22:44
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Allias kryeqytet mbrëmjen e sotme, ku mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh.

Sipas “BalkanWeb”, dyshohet se disa grabitës me maska dhe me armë kanë hyrë në vilën e çiftit në Allias duke tentuar grabitjen dhe plagosën burrë e grua.

plagosja

Çifti i bashkëshortëve kanë në pronësi një furrë buke, e  cila ndodhet vetëm disa metra larg vilës së tyre.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa nuk dihen ende informacione të tjera rreth autorëve të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura