Detaje të reja/ Policia ‘blindon’ Shkodrën, për vrasjen makabre të Jan Prengës vepruan tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak dhe …

Jan 29, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë publikuar nga vrasja makabre e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u mor peng dhe u dhunua barbarisht.

Jan Prenga
Jan Prenga

Raportohet se në rrëmbim dhe vrasjen e Prengës kanë vepruar tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim policor, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.

Aktualisht policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës, raporton News24.

Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Një ditë më pare u raportua se ishte pikërisht vëllai i viktimës, që nuk kishte dorëzuar te këto grupe kriminale sasinë e kokainës prej 300 kg. Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë për trupin e pajetë të Prengës, por vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.

Sa i përket pesë personave të arrestuar deri më tani për vrasjen e 49-vjeçarit, ata kanë kyçur gojën, duke mos dhënë asnjë detaj në polici. Ata kanë thënë se do të flasin në një moment tjetër, kur të dalin para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa insistojnë se nuk kanë gisht në krim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura