Dështon referendumi për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës/ KQZ: Në 4 komunat votuan vetëm 253 qytetarë

Apr 21, 2024 | 20:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë , Kreshnik Radoniç, ka njoftuar se procesi për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës ka dështuar, për shkak të bojkotit që qytetarët serbe i bënë procesit.

zgjedhje veri

Radoniç ka njoftuar se në Leposaviç kanë votuar 124 qytetarë nga rreth 13.000 qytetarë me të drejtë vote apo 0.91 për qind, në Zubin-Potok 18 votues nga rreth 6.000 me të drejtë vote, në Zveçan s’ka votuar askush e në Mitrovicë të Veriut gjithsej 111 vota.

Ai ka thënë se përkundër sfidave, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që t’iu mundësonte qytetarëve realizimin e të drejtës demokratike dhe ligjore.

“Konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi.

Në orën 19 në veriun e Kosovës u mbyllen vendvotimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe, të cilat u bojkotuan nga serbët mes thirrjeve të Listës Serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura