Burrë e grua tentojnë të grabisin një argjendari, por përplasen me pronarin dhe më pas arrestohen. Detaje si ndodhi ngjarja

Jan 27, 2022 | 13:29
SHPËRNDAJE

Ka shkuar keq tentativa për grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër, pasi dy autorët janë përballur me rezistencën e pronarit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Sahatit në Shkodër, kur dy autorët tentuan të futen në argjendari.

“Panorama.al” mëson se dy autorët janë burrë e grua, të cilët janë përleshur me pronarin e argjendarise.

Më pas ka mbërritur edhe policia, e cila bëri të mundur arrestimin e dy personave.

Zona është ndër më të populluarat në këtë qytet, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura