Dështoi të merrte trofe këtë sezon me Milanin, vjen oferta 3 milionë euro për Piolin nga klubi i Serisë A

Apr 23, 2024 | 10:09
SHPËRNDAJE

Stefano Pioli dështoi të merrte trofe me Milanin këtë sezon, kështu që largimi i tij nga stoli i kuqezinjve është i pashmangshëm.

pioli

Por media italiane “Il Mattino” raporton se ai mund të jetë trajner i Napolit. Kjo për shkak se Kalzona nuk do të rikonfirmohet në krye të klubit axurr pas humbjes me Empolin.

Kontaktet e para janë bërë tashmë që në janar. Një kontratë me vlerë 3 milionë euro në sezon është gati për Piolin, në përputhje me parametrat e klubit napolitan. Drejtuesit e klubit presin që Pioli të çlirohet nga Milani (ai ka edhe një vit kontratë) për të nisur sulmin vendimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura