Dështoi pesë herë të prekte tokën, panik e të qara brenda avionit që nuk e linte stuhia ‘Ciara’ …. (Pamje)

Feb 10, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

Stuhia ‘Ciara’ ka prekur disa vende të ndryshme, mes tyre edhe Holandën. Një avion që ishte nisur nga Madridi me destiancion Amsterdamin ka dështuar të ulet dhe është rikthyer sërish në pikën e nisjes.

vajza

Mediat greke kanë publikuar pamje nga brenda avionit që dështoi të ulej në Amsterdam ku një grua ka humbur durimin e saj dhe nis të qajë me ngashërim.

Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku stuhia bëri që aeroplani të lëkundej nga njëra anë në tjetrën mbi pistën në aeroportin e Birmingham pasi era e pengonte atë të zbriste.

Situata ka shkaktuar panik tek pasagjerët dhe ata që po e shihnin atë skenë. Një pasagjer dëgjohet të thotë ne video “Ishalla prekim token sa me shpejt”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura