Dëshmitarët në javën e dytë të seancave për shkarkimin e Presidentit Trump

SHPËRNDAJE

Seancat dëgjimore që synojnë shkarkimin e Presidentit Donald Trump po hyjnë në javën e dytë, me dëshmitarë të rëndësishëm, të vendosur për të dëshmuar se si e Presidenti shtyu Ukrainën të hetojë një prej sfiduesve të tij kryesorë, ish-nënpresidentin Joe Biden, ndërsa i pezulloi përkohësisht ndihmën ushtarake Kievit.

Tetë zyrtarë të tjerë në administratën aktualë dhe të mëparshme do të paraqiten para Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve për seanca që do të transmetohen në televizion në nivel kombëtar, me dëshmitarin qendror, Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, që do të paraqitet të mërkurën.

7FE55822-AB39-4B3E-9876-6C96AF122BF8_w1023_r1_s

Në dëshminë me dyer të mbyllura, Sondland, një donator politik prej një milion dollarësh për fushatën e Presidentit Trump përpara se ai ta emëronte në postin e ambasadorit amerikan në BE në Bruksel, tha se kishte paralajmëruar një ndihmës të Presidentit Volodymyr Zelenskiy në fillim të shtatorit se Ukraina nuk do të merrte ndihmën ushtarake amerikane që dëshironte, nëse udhëheqësi i Kievit do të angazhohej publikisht për hapjen e hetimit të Joe Bidenit dhe djalit të tij.

Ishte një marrëveshje reciproke, që Presidenti Trump e ka mohuar të ketë ndodhur, por është thelbësore në përpjekjet e ligjvënësve demokratë për të shkarkuar presidentin e 45-të të vendit. Trump ka mohuar çdo shkelje dhe vuri në lojë përpjekjen e fajësimit të tij si një proces i turpshëm. Trump përfundimisht lejoi një ndihmë ushtarake prej 391 milion dollarësh për Ukrainën më 11 shtator pa fillimin e një hetimi për Biden.

Figura të tjera të lidhura me hetimin për shkarkimin e Presidentit kanë vërtetuar dëshminë e ambasadorit Sondland. Në një transkriptim të dëshmisë private të publikuar të shtunën, Tim Morrison, një këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, tha në fund të muajit të kaluar se Sondland kishte biseduar me Presidentin Trump rreth gjashtë herë dhe kishte diskutuar me një zyrtar të lartë të Ukrainës për fitimin e ndihmës ushtarake që Kievi dëshironte për të luftuar separatistët pro-rusë në pjesën lindore të vendit në këmbim të hetimeve për përfitim politik të Presidentit Trump.

Morrison do të dëshmojë publikisht para trupit gjykues të Dhomës së Përfaqësuesve të martën, së bashku me Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm amerikan në Ukrainë i cili, ashtu si të tjerët kanë dëshmuar, se Rudy Giuliani, avokati personal i Trump i emëruar prej tij për të mbikëqyrur punët e Ukrainës, ishte forca lëvizëse për ta shtyrë Kievin të hapë hetimin me ngjyrim politik për të ndihmuar liderin amerikan./ VOA

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.