Dëshmia e vajzës: I kërkova 400 mijë euro babait për të dashurin

Aug 27, 2015 | 7:58
SHPËRNDAJE

“E kanë bërë për lojë, për të përcaktuar sa dashuri kishte babai i Nensi Ç. për vajzën e tij, çfarë ishte në gjendje ai të bënte për të”. Avokatët mbrojtës e kanë justifikuar në këtë mënyrë para Gjykatës për Krimet e Rënda veprimin e tre të rinjve të dyshuar për gjobëvënien me 400 mijë euro ndaj biznesmenit L. Ç., duke inskenuar rrëmbimin e vajzës së tij.

orion-hoxha-nensi-cobo
Me gjithë pretendimin e avokatëve, se të rinjtë nuk kishin kryer asnjë vepër penale, gjyqtarja Flora Hajredini vendosi lirimin nga qelia vetëm të Nensi Ç., vajzës së biznesmenit, një nga protagonistet e gjobëvënies. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë e kërkuar nga prokuroria, ajo e “detyrimit për paraqitje”.

Për dy personat e tjerë të përfshirë në këtë histori, të dyshuarit Krisi Gjore dhe Orion Hoxha, gjykata vendosi lënien e tyre në qeli. Ata do të qëndrojnë në “arrest në burg” të paktën deri në një vendim tjetër gjyqësor. Në ndryshim nga avokatët dhe vetë dy djemtë e arrestuar, duket se ka qenë dëshmia e dhënë nga 18-vjeçarja Nensi Ç., ku ka thënë se “paratë i donte për të ndihmuar të dashurin Orion Hoxha për hapjen e një biznesi, për arsye se ai kishte probleme ekonomike”.

Sipas prokurorisë, Orion Hoxha, i dashuri i 18-vjeçares, nxënëse në shkollën “Petro Nini”, planifikonte blerjen e një lokali në zonën e tij të banimit në Tiranë. Shuma e kërkuar biznesmenit prej 400 mijë eurosh ka qenë pikërisht çmimi i lokalit të zgjedhur nga 18- vjeçari Orion Hoxha.

AKUZA
Tre të rinjtë e dyshuar për “shtrëngim me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë” u paraqitën paraditen e djeshme në Gjykatën për Krimet e Rënda për caktimin e masave të sigurisë ndaj tyre. I pari që u shfaq para gjyqtares Hajredini ishte i dyshuari Gjore.

Pas tij u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Orion Hoxhës dhe më tej ajo në ngarkim të 18-vjeçares, Nensi Ç. Të tria seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për publikun. Burime brenda sallës së gjyqit bënë me dije se të pandehurit nuk kanë shfaqur pretendime në sallën e gjyqit. Përmes avokatëve ata kanë kërkuar lirim nga qelia.

Mbrojtësit kanë pretenduar se të mbrojturit prej tyre nuk kishin kryer asnjë vepër penale. Sipas tyre, veprimi i të rinjve për inskenimin e rrëmbimit dhe kërkesa për shumën e parave ishte vetëm për të provuar sa dashuri kishte babai ndaj shoqes së tyre.

girl1AVOKATËT
Avokati Hysen Spahiu, mbrojtësi ligjor i të dyshuarit Orion Hoxha, tha se klienti i tij kishte vetëm marrëdhënie shoqërore me Nensi Ç. “Klienti im me vajzën janë në një lagje, kanë marrëdhënie shoqërore”, tha avokati në një prononcim për median.

Avokatët e kanë argumentuar kërkesën e tyre për lirimin e të rinjve edhe me faktin se ata janë në proces mësimor dhe masat e sigurisë izoluese do t’i shkëpusnin ata nga ndjekja e shkollës. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, shtetasit nën hetim, Orion Hoxha, Krisi Gjore dhe Nensi Ç., në bashkëpunim midis tyre kanë thurur planin për t’i marrë shtetasit L.Ç. një sasi të hollash.

Për këtë fakt, në 21 gusht 2015 kanë improvizuar rrethana të tilla sikur vajza e biznesmenit ishte rrëmbyer. Më tej ata i kanë telefonuar biznesmenit duke kërkuar një sasi prej 400 mijë eurosh në këmbim të lirimit të saj.

Gjatë kësaj kohe Nensi Ç. ishte dërguar nga shoku i saj, Orion Hoxha, në një dhomë hoteli. Në një nga deklarimet e dhëna në polici 18-vjeçarja pranoi se me paratë që do t’i merrnin babait të saj do të ndihmonte shokun e saj Hoxha për të hapur një biznes.

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura