Dëshmia e pronarit ku ndodhi shpërthimi: Ja momentet e tmerrit

Feb 1, 2016 | 23:21
SHPËRNDAJE

Pronari i lokalit në Dardhas të Korçës ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën rreth 30 persona të plagosur tregon momentet e tmerrit.

Dashmir Muçka rrëfen pas ngjarjes se edhe dy djemtë e tij u lënduan nga shpërthimi, si pasojë e rrjedhjes së gazit.

lokalllll

Ai tregon se në momentin e shpërthimit ai nuk ndodhej në lokal, por në katin e dytë të shtëpisë.

Sipas tij, ka qenë një rrjedhje gazi që shkaktoi shpërthimin dhe çdo gjë u përfshi nga flakët.

“U dëgjua një shpërthim i fortë dhe pastaj çdo gjë po digjej. Lokali ishte plot me njerëz dhe unë s’dija çfarë të bëja. Vrapova të shihja, por ishte e tmerrshme. Të gjithë vraponin sa andej-këtej , flakët u digjnin rrobat dhe trupin”, thotë 46-vjeçari Muçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura