“Dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe komunizmit”/ Ambasadorja Kim viziton burgun e Spaçit: Duhet ruajtur si monument kombëtar sepse…

Oct 12, 2021 | 19:10
SHPËRNDAJE

yurikim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar këtë të martë kampin e burgut të Spaçit. Përmes një postimi në rrjete sociale, diplomatja shkruan se ky vend është dëshmi e qartë e ligësisë së Enver Hoxhës dhe Komunizmit.

Kim ka ndarë me ndjekësit dhe bisedën që ka pasur me një ish të burgosur, Zenel Drangu i cili kaloi 18 vite në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi.

Ambasadorja shkruan se ai ka rrëfyer për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty, nga rrahjet, puna skllavëruese, keqinformimi e deri te aktet imorale të sadizmit.

Postimi i ambasadores Yuri Kim:

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. Falenderime Ambasadorit zviceran Adrian Maître dhe Ambasadores suedeze Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura