Sot do të luhen 14 ndeshje të fazës së grupeve në Europa Ligë të ndara në dy fasha oraresh, në orën 18:45 dhe 21:00.
Në orën 18:45, sfida më e rëndësishme është ajo mes Lacios dhe Marsejës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës. Bardhekaltërit e Sarrit synojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit të fazës pasardhëse.
Takimet e tjera do të jenë, Betis-Leverkuzen, Fenerbahçe-Antuerp, Ludogorets-Braga, Midytland-Crvena Zvezda, Rapid Vienë-Dinamo Zagreb.
Në orën 21:00 takimi më i rëndësishëm do të jetë Napoli-Legia, ku do të ketë një derbi shqiptarësh ku Amir Rrahmani do të përballet ndaj Ernest Muçit dhe Lirim Kastratit.
Ndeshjet e tjera do të jenë, Frankfurt-Olimpiakos, Lokomotiv Moskë-Gallatasaraj, PSV-Monako, Rejnxhërs-Brondbi, Sparta Pragë-Lion, Shturm Graz-Real Sociedad, Uest Hem-Genk.
SFIDAT E DITËS SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË EUROPA LIGËS –
BETIS – LEVERKUZEN | 18:45
FENERBAHÇE – ANTUERP | 18:45
LACIO – MARSEJË | 18:45
LUDOGORETS – BRAGA | 18:45
MIDYTLAND – CRVENA ZVEZDA | 18:45
RAPID VIENË – DINAMO ZAGREB | 18:45
FRANKFURT – OLIMPIAKOS | 21:00
LOKOMOTIV MOSKË – GALLATASARAJ | 21:00
NAPOLI – LEGIA | 21:00
PSV – MONAKO | 21:00
REJNXHËRS – BRONDBI | 21:00
SPARTA PRAGË – LION | 21:00
SHTURM GRAZ – REAL SOCIEDAD | 21:00
UEST HEM – GENK | 21:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al