Derbi i Beogradit kthehet në luftë, tifozët djegin edhe flamurin shqiptar (FOTO/VIDEO)

Apr 26, 2015 | 11:18
SHPËRNDAJE

Janë ndezur sërish gjakrat nacionaliste serbe. Mediat vendase raportojnë se derbi mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit është kthyer në një luftë të vërtetë kur mijra tifozë u përleshën mes tyre e për pasojë 35 prej tyre u plagosën, raporton “Kurir”. [portfolio_slideshow]

Derbi u parapri nga kaos i përgjakshëm në tribunë. Konflikti midis përkrahësve të dy skuadrave u shndërrua në rrahje masive mes atyre dhe xhandarmërisë. Konflikti zgjati më shumë se gjysmë ore, dhe ndeshje u vonua duke filluar pas 45 minutave.

Policia ndërhyri shpejt dhe u përpoq për të parandaluar incidenti te agravohej, por nuk ia arriti. Më shumë se 20 njerëz janë ndaluar për prishjen e rendit dhe qetesise publike. 

Në një stadium të mbushur me huliganë, dhe të ndezur në flakë, tifozët serbë nuk kanë ngurruar të djegin edhe flamurin kuq e zi, madje para fillimit të ndeshjes, parulla “Kosova është Serbi” ka bërë bashkë tifozët kundërshtarë të Partizanit dhe Cërvena Zvdës.

Parulla e madhe me përmbajtje nacionaliste ra në sy që në fillim të ndeshjes, e vendosur në shkallët e stadiumit.

Raportohet se mes tifozëve të dhunshme ishte edhe Ivan Bogdanov, i njohur me nofkën “ivani i tmershëm”.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e djegies së flamurit kuq e zi. 

Reagon ministri i Brendshem serb

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq, tha sot në mëngjes se ai pret dënime të ashpra për tifozët agresivë që morën pjesë në trazirat në ndeshjen embrëmshme Partizanit dhe Crvena Zvezdas.

“35 policë u plagosën, por për fat të mirë askush nuk kishte lëndime të rënda trupore. Unë pres që drejtësia të dënojë fajtorët dhe të demonstrojnë mprehtësinë për të dërguar një mesazh se kjo lloj gjëje në të ardhmen nuk do të tolerohet”, tha Stefanoviq, raporton “Tanjug”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura