Deputetja gjermane, takim në Kukës: Shanset për azil janë zero

Aug 27, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Deputetja e Bundestagut gjerman, Marieluise Beck ka vizituar vetë Kukësin ditën e sotme për çështjen e azilit.

Depuetetja gjermane, Beck
Depuetetja gjermane, Beck

Kukësi është qarku me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani dhe Beck është kujdesur që t’i informojë qytetarët se kërkesat e tyre janë të kota.

Gjatë takimit, ku ishte prezent edhe kreu i Bashkisë, si edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, Beck tha se kërkesat për azil sa vijnë dhe rriten, por shanset për të marrë statusin e azilantit janë zero.

“Numri i azilkërkuesve ka ardhur duke u rritur si nga refugjatët nga vendet e luftës ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor.

Por vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zero shanse për azil. Shanset për punë në Gjermani janë të kufizuara. S’mund të kalohet nga kërkesa për azil, në kërkesë për punë”, theksoi deputetja gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura