Duma publikon dokumentet: Specializantëve u hiqet paga, qeveria po largon mjekët më të mirë

Mar 21, 2018 | 21:34
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar në lidhje me specializimet e mjekëve, pasi sipas saj të gjithë ata që kërkojnë specializim ju hiqet pagesa gjatë vitit të parë.

Sipas Dumës ky është një shqetësim madhor për një grup mjekësh që janë ndër më të mirët por që qeveria i penalizon.

“Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili konfirmohet në shkresën që i kanë dërguar Rektorit të Universitetit të `Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë. Më të mirët, sepse për tu kualifikuar në specializime raporti është një në dhjetëra”, shkruan ndër të tjera deputetja Grida Duma.

grida-duma

Reagimi i plotë

Mjekët që kërkojnë të specializohen ju hiqet pagesa gjatë vitit të parë të specializimit!

Ky është shqetësimi madhor për një grup mjekësh që janë ndër më të mirët por që qeveria i penalizon duke i pamundësuar jetesën dhe rritjen profesionale. Ky shqetësim u paraqit nga një grup mjekësh të rinj.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili konfirmohet në shkresën që i kanë dërguar Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, ka vetëm një qëllim: të largojë përfundimisht mjekët më të mirë. Më të mirët, sepse për tu kualifikuar në specializime raporti është një në dhjetëra.

Specializimi afatgjatë është punë me kohë të plotë dhe madje shpesh dhe me orë më të zgjatura. Kjo do të thotë që këta mjekë nuk kanë asnjë mundësi tjetër punësimi dhe të ardhurash. Po ashtu shkollimi në mjekësi është shkollimi më i gjatë dhe të përballosh kostot e këtij shkollimi kërkon shumë më tepër të ardhura se studimet e tjera.

Vendimi për ti hequr pagesën është pohimi që shëndetësia po shkatërrohet me qëllim, po penalizohen më të mirët. Ndërkohë që mbështetja financiare e specializantëve në këto kushte ku ndodhet vendi në nevojën për mjekë specialistë është emergjencë kombëtare.

Pasojat e këtij vendimi janë humbja e më të mirëve sepse nuk e përballojnë dot vitin pa asnjë të ardhur ndërsa do punojnë me kohë të plotë në spitale, dhe nëse nuk e përballojnë dot largimi i tyre nga Shqipëria është opsioni i vetëm për të mos humbur edhe vitet e investuara më parë në mjekësi.

Ndërkohë që vetë qeveria ka pranuar dështimin, ka pranuar që ka mungesë të specialistëve në spitale dhe ka vende bosh për specialistë të cilët nuk i kemi dhe ky vendim e shkatërron më tej situatën në spitale.

grida duma

Mjekësia është fusha e parë ku asnjë qeveri nuk guxon të rrezikojë cilësinë dhe talentin e mjekëve në shkëmbim të shpenzimeve minimale.

Është e papranueshme të penalizosh mjekët e rinj më të mirë.

Arsyet se përse është marrë ky vendim janë të paditura por pasojat janë të ditura.

 

Ministria duhet të kthejë pagesën në vitin e parë, si detyrim edhe kontraktual ndaj specializantëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura