Deputetja e PD, Jorida Tabaku takime me komisionet e Çështjeve të Evropës në Austri. Në fokus të diskutimeve, integrimi i Shqipërisë dhe lufta ndaj korrupsionit

Apr 23, 2024 | 20:26
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka zhvilluar në Vienë takime me komisionet e Çështjeve të Europës duke diskutuar procesin e integrimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë për në BE.

Tabakuu

Gjatë takimit me kryetarin e Komisionit Lopatka, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane diskutoi në lidhje me Procesin e integrimit Europian.

Tabaku u shpreh se ndërsa Shqipëria po lundron në ujëra të turbullta të integrimit Europian angazhimi i opozitës mbetet sërishmi nisja e këtij procesi dhe integrimi. Sipas saj Bashkimi Europian dhe procesi integrues janë reformues dhe pozitiv pasi kontribuojnë si një gardin i sigurisë dhe kooperimit mes vendeve të BE dhe padyshim edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që duhet të tejkalojnë të shkuarën dhe të shohin nga e ardhmja. Sipas kryetares së Komisionit të Integrimit Europian, Tabaku, agjenda transformuese e integrimit promovon paqen, demokracinë dhe prosperitetin duke i garantuar qytetarëve një ardhmëri më të madhe. Angazhimi i Shqipërisë me OSBE është tërësisht në përputhje me procesin e integrimit.

Më ps në fokus qe lufta kundër korrupsionit që duhet të përqendrohej në parandalimin dhe jo thjesht goditjen. Sipas znj Tabaku lufta kundër korrupsionit duhet të qe pro aktive dhe të niste nga Kuvendi Shqipërisë. Opozita, nënvizoi ajo, është e gatshme të luftojë korrupsionin dhe ka vullnetin politik për ta parandaluar atë me mjete institucionale nga kuvendi.

Më poshtë postimi në rrjetet sociale të Jorida Tabakut

Vienë, në një ditë takimesh në parlamentin austriak me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Europiane të dy dhomave të Parlamentit Austriak. Një diskutim i gjerë dhe produktiv mbi procesin e integrimit Europian me fokus luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin që duhet të vijë nga parlamenti. Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura