Deputeti socialist sulmon LSI-në: Llafet pa fakte e kanë marrë zvarrë këtë vend

Jan 30, 2017 | 18:26
SHPËRNDAJE

Edhe nje dite me pare, deputeti Erion Brace ka ironizuar LSI-ne duke komentuar se deputetet dhe ministrat e saj merren me llafe. Pas shkarkimit të Ylli Manjanit, tensionet mes PS dhe LSI-së nuk janë zbutur dhe kete fakt e dëshmon edhe reagimi i Braçes, që thotë se LSI-ja e ka marrë zvarrë këtë vend.

erion-brace_1-470x329

STATUSI I BRAÇES

Vazhdoj te jem edhe me i bindur se;
Puna eshte ajo qe vlen!
Llafet i merr era. Veprat mbeten.
I rrijne kohes si fakt, vizion, pergjegjesi,
pune e perkushtim te gjithkujt.
Kush nuk ka punen, domethene veprat, ka llafet!
Llafet pa fakte, domethene pa prova,
rreshtuar nga nevoja politike, sfidojne te verteten,
e kane marre zvarre kete vend e keta njerez.
Te ardhmen pa diskutim.
Ne rruge, kjo kulture, mund te vleje, ze kohen e ca njerezve.
Por kjo kulture nuk mund te jete kurre kulture qeverisese,
kulture qe udheheq popullin.
Kultura e punes eshte ajo qe i duhet ketij vendi.
Puna duhet te udheheqe njerezit.
Puna ndrin! Puna i fshin llafet, i ben te pavlera.
Puna eshte e forte, si e verteta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura