Deputeti ‘Kauboj’ bën pazarin në shtëpi, gruaja: Nuk më kufizon në veshje

Nov 9, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Betimi i tij në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti socialist i PDK-së u zhvillua me mjaft bujë dhe jo vetëm pse përkatësia e tij politike pati zigzage, që nga kandidimi i tij në vitin 2013. Eduart Ndocaj u bë “fenomeni” i realitetit dhe virtualitetit, si rrallëkush në historinë e Parlamentit shqiptar. Sigurisht, jo për kontributin e tij në politikë, pasi zyrtarisht mandatin e ka fituar prej pak ditësh, por për mënyrën e tij të të jetuarit si “kaubojs”.

ndocaj-gruaja
Kolegu i Berishës, Ramës, Metës, Topallit, Dades, Idrizit etj. është një “gringo” në veshje e në sjellje dhe kjo ka bërë që përgjatë dy javëve të fundit të sfumojë edhe lajmet më të rëndë- sishme të politikës. Si i tillë, nuk mund të qëndronte jashtë vëmendjes së suplementit “Unë, Gruaja”, edhe bashkëshortja e tij, Valentina, me të cilën ka 3 fëmijë. Ajo është një bionde simpatike, ndërsa duket se e ka partnere të fuqishëm në biznes, pasi sipërmarrjet i kanë të dy. Përherë në krah të Eduartit, si në aktivitete politike, ashtu edhe në festat private, Valentina tregon për jetën në çift me deputetin më të ri të Parlamentit shqiptar…

Valentina, bashkëshorti juaj prej pak ditësh është betuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Çfarë do të thotë për ju ky status i ri?

Statusi i ri i Eduartit, së pari më ka gëzuar shumë, pasi u përmbush dëshira e tij, u finalizua me sukses një angazhim shumë i madh i tij dhe i gjithë familjes, miqve, simpatizantëve, në fushatën e vitit 2013. Por, nga ana tjetër, ky status i Eduartit më vendos përballë angazhimeve më të mëdha, në mbështetje të tij, angazhimeve familjare, pasi do të jem e detyruar të jem e vetme për shumë ditë e javë në Milano, kohë kur Eduarti do të jetë në Shqipëri i angazhuar me Parlamentin dhe zonën elektorale.

A keni qenë dakord që burri juaj t’i hynte rrugës së politikës dhe a e keni mbështetur?

Ne, vazhdimisht kemi mbështetur njëritjetrin në çdo iniciativë, sipërmarrje, qëllim e angazhim që kemi marrë. Natyrisht, Eduartin e kam mbështetur që në fushatë dhe do ta mbështes në gjithë karrierën e tij si biznesmen dhe politikan, do ta mbështes mbi të gjitha si bashkëshort e baba të fëmijëve të mi.

Deri tani, bashkëshorti juaj thotë se ka shpenzuar miliona për fushatën politike. A nuk jeni mërzitur që ai ka investuar aq shumë para për t’u bërë deputet, rroga e të cilit është shumë modeste në krahasim me të ardhurat si biznesmen?

Nuk mund të mërzitem për të ardhura që Eduarti i ka fituar me punën dhe djersën e tij dhe mendon t’i shpenzojë për të mirën e zonës, apo edhe më gjerë. Pasi, të gjitha shpenzimet e tij kanë shkuar, përveçse për fushatë, edhe për të ndërtuar segmente rrugore, për të ndihmuar familje në nevojë etj. Mendoj se të gjithë, sipas mundësive, duhet të ndihmojmë ata që kanë më pak mundësi.

Çfarë mendoni se do t’i japë burri juaj Kuvendit dhe politikës në përgjithësi, më shumë sesa ka dhënë deri më sot p.sh. Nano, Rama, Berisha, Meta, Topalli etj.?

Eduarti është rritur në Perëndim. Ai do t’i japë ndershmërinë, dëshirën për ta bërë europian atë vend dhe për të ndaluar ndarjet e mëdha mes të pasurve e të varfërve. Edi është brezi i ri i politikës që mendon dhe vepron ndryshe, duke lënë mënjanë konfliktin. Megjithatë, Edi nuk mund të krahasohet me Berishën dhe Nanon, se janë dy breza dhe periudha të ndryshme.

ndocaj1

A e shihni bashkëshortin tuaj që në të ardhmen të jetë në një post me të lartë, p.sh. ministër, Kryeministër apo edhe President?

Cili nga këto poste mendoni se do ta marrë patjetër një ditë? Në radhë të parë, bashkëshortin tim e shoh duke u shqetësuar për problemet e mëdha që ka Shqipëria dhe duke bërë përpjekjet maksimale për të dhënë kontributin e tij për zgjidhjen e tyre. Do ta mendoja edhe si burim frymëzimi për të gjithë ata që thonë: “Nuk bëhet, është e vështirë…”. Të gjithë duhet të kuptojnë se gjithçkaje i dilet, mjafton të punosh me këmbëngulje për t’ia arritur qëllimit. Sa për poste, kam bindjen se nuk janë vetëm postet që na japin mundësinë për të kontribuar për shoqërinë. Nënë Tereza nuk kishte asnjë post, por me kontributin e saj frymëzoi dhe ndihmoi miliona njerëz.

Çfarë këshille do t’i jepje bashkëshortit këtej e tutje, lidhur me mandatin si deputet?

Këshilla ime e vetme është: “Vazhdo të jesh vetvetja deri në fund”.

Le të kalojmë në një atmosferë më familjare. Martesa me Eduartin ka qenë me dashuri apo me shkesi?

Martesa ka qenë me dashuri dhe jam shumë e lumtur…

Si ka qenë dasma juaj, ku është zhvilluar, sa është shpenzuar e ndonjë detaj tjetër?

Dasma jonë është bërë në shtëpitë tona respektive. Dasma ime është bërë në fshatin e lindjes dhe dasma e Eduartit në shtëpinë e tij, në Manati të Lezhës. Të dy kemi shtëpi të mëdha private, me oborr dhe mjaft të përshtatshme për të bërë dasma të mëdha që zgjasin nga 1 javë, si janë traditat në zonat tona. Për shpenzimet nuk kam shumë për të thënë, pasi nuk jam interesuar ndonjëherë për to. Ndërkaq, pas 10 vjetëve martesë, ne kemi ribërë një dasmë tjetër të madhe në ambientet tona në Shëngjin, bashkë me tre fëmijët tanë, lumturia e të cilëve ishte e papërshkrueshme.

Nga një fshat i Lezhës, si çift u bëtë biznesmenë në Itali. Si ia dolët?

Vetëm me shumë punë e sakrifica, me profesionalizëm e korrektësi. Shoqëria europiane i vlerëson maksimalisht këto cilësi. Por, për fat, nuk jemi të vetmit. Njoh shumë shqiptarë nga shumë zona të Shqipërisë që janë bërë biznesmenë shumë të fuqishëm, me punë e përkushtim.

Ju keni edhe 3 fëmijë, keni në plan ta shtoni akoma familjen?

Ta festoni mandatin e deputetit me një tjetër fëmijë? Fëmijët janë bekim prej Zotit. Ne jemi rritur në familje të mëdha dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Prandaj dhe pasja e fëmijëve të tjerë do të ishte një mrekulli.

Si është Eduarti në shtëpi. A bën punë shtëpie, p.sh. a lan pjata, a i bën pazaret, a të ndihmon me ndonjë gjë?

Angazhimi me orar të zgjatur në punë, nuk e lejon të jetë shumë kohë në shtëpi dhe të mund të angazhohet shumë me punë të tilla. Por kur është në shtëpi, patjetër që më ndihmon, veçanërisht për të blerë apo për të gatuar specialitete që na pëlqejnë të dyve dhe fëmijëve, apo kur kemi të ftuar specialë…

A di të gatuajë Eduarti dhe nëse po, çfarë gatuan më mirë?

Eduarti e ka pasion dhe me qejf gatimin. Çdo emigrant është si çdo konviktor, dikush nga halli e dikush nga pasioni, dinë të gatuajnë.

A merreni me ndonjë sport ju apo Eduarti?

Jemi shumë të ngarkuar me punë që të dy. Eduarti ka shumë pasione. Në kohën e lirë na pëlqen të ecim në këmbë, në zona malore. Eduartit i pëlqen të luajë bilardo dhe është një lojtar shumë i mirë.

Cili është filmi i preferuar, aktori/aktorja?

Densel Washington. Më pëlqejnë filmat klasikë të De Niro, Douglas, Pacino etj.

Po nga muzika, çfarë këngësh dhe këngëtarësh preferoni ju të dy?

Eduarti pëlqen shumë, ndër të tjera, edhe këngët me çifteli të grupeve e solistëve të trevave tona. Është bukur kur ne lëvizim me makinë nëpër rrugët e Milanos, Romës apo qyteteve të tjera të Italisë, dhe në sfond, në makinë ka këngë të tipit: “Për liri s’të fal shqiptari”. Por na pëlqen shumë edhe muzika e lehtë shqiptare e italiane, muzika amerikano latine etj.

Po telenovela, a shikoni?

Jo, telenovela nuk shikoj. Nuk jam fanse e tyre, por edhe nuk kam kohë. Telenovelat kërkojnë kohë për të pasur mundësi t’i ndjekësh përditë, ndërsa unë jam shumë e angazhuar me biznesin, fëmijët, punët e shtëpisë…

A e frekuentoni jetën e natës?

Po pas alkoolit, sa jeni të dhënë? A pini shumë alkool? Jetën e natës e frekuentojmë relativisht, pasi ne bëjmë më shumë jetë familjare. Darkat na pëlqen t’i kalojmë në shtëpi, me fëmijët. Por edhe dalim shpesh për darka pune apo argëtim, veçanërisht e shijojmë jetën e natës, kur jemi me pushime në Shqipëri, apo vende të tjera nëpër botë.

Ju dukeni si çift që udhëtoni shumë. Cilat janë pushimet tuaja më luksoze në çift?

Janë pushimet në Amerikën Latine, në Republikën Domenikane, jo vetëm nga luksi, por edhe nga argëtimi. Për këto pushime ka treguar tashmë diçka Eduarti, ku ai fitoi kapelën e kaubojsit, në një kampionat me gjela.

Atë kapelën prej së cilës tashmë e konsiderojnë Eduartin si “kaubojs”. Po ju, a ndiheni “kaugërl”?

Ne na pëlqen t’i përshtatemi ambientit dhe të argëtohemi maksimalisht kudo ku të jemi. Kapelet e para kaubojs besoj i kemi vënë në Amerikën Latine, kur kemi qenë me pushime, “Jemi njerëz normalë, nuk jemi kaubojs-a” kemi bërë foto e jemi argëtuar me veshjet e zonës, por nuk kemi pse quhemi të tillë përditë, pasi ne jemi dy persona krejt të zakonshëm në veshje dhe sjellje.

A ju ndërhyn në veshje Eduarti? A jua lejon minifundin apo dekoltenë?

Eduarti është një person me shumë gusto, i pëlqen e bukura në përgjithësi dhe në veshjet e mia gjithashtu. Nuk më kufizon kurrë në veshje, të dy vishemi bukur dhe të kombinuar sipas gustove dhe shijeve tona.

Tashmë që Eduarti është deputet, a nuk keni frikë se do t’i “sulen” femrat. Si do ta mbroni dashurinë dhe martesën tuaj nga vajzat, që mund të joshin bashkëshortin tuaj?

Femrat nuk kanë pse t’u “sulen” burrave të martuar e me familje, patjetër që ka plot burra të lirë për to. Gjithsesi, Eduarti është shumë i lidhur me familjen, ne kemi një jetë të lumtur me fëmijët tanë dhe kjo është e padiskutueshme. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura