Deputeti i PD: Fino e luan mirë kumarin, prandaj i duhet Ramës. Pse duhet protestuar ne 27 janar

SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24. Ku ka folur për protestën që do të zhvilloj opozita.

Po ashtu Salianji ka komentuar  dhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Federatën e Futbollit.

salianji

“Shfaqet dhe shitet në media si imazh perendimor, ndërsa kontrollon dhe përfiton çdo pasuri që prodhon ky vend; naftën – shokët e vet; energjinë -shokët e miqtë; bankat – familjarët; institucionet – shokët e familjarëve; partinë -familjarët; minierat – familjarët; kullat -familjarët; punësimet -familjarët; bastet dhe kumaret- prapë familjarët; stadiumin -familjarët!!”, tha ndër të tjera Salianji.

Pjesë nga deklarata

Nuk ka mbetur sektor, institucion, para që prodhohet, njeri që promovohet apo qindarkë që qarkullon në ketë vend, ku familja Rama mos të fusë hundët.

Një vend si Shqipëria ku pêrpjekja për tu larguar nga orientalizmi është thuajse sizifike, ka fatkeqesinë ti vijë një njeri qe tenton ta kthejë në zakonet më degraduese e prapanike.

Shfaqet dhe shitet në media si imazh perendimor, ndërsa kontrollon dhe përfiton çdo pasuri që prodhon ky vend; naftën – shokët e vet; energjinë -shokët e miqtë; bankat – familjarët; institucionet – shokët e familjarëve; partinë -familjarët; minierat – familjarët; kullat -familjarët; punësimet -familjarët; bastet dhe kumaret- prapë familjarët; stadiumin -familjarët!!

Meqë si familje kanë kullë me stadium dhe klub futbolli si dëfrim e përfitim,  ju duhet edhe dikush qe i luan mirë “sportin e kumarit” që të kontrollojnë dhe pasionet!

Kryeministri më prapanik që do të shënojë historia e Shqipërisë, kadavra hije e Haxhi Qamilit një shekull më vonë, per te gjitha keto duhet protestuar me 27 janar.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.