Denoncimi/ Berisha publikon dhunën ndaj qytetarit: Djali i deputeti të PS-së më rrahu keq para Komisariatit të Policisë. U detyrova të iki nga Shqipëria-FOTOT

Sep 25, 2019 | 13:56
SHPËRNDAJE

Sulmi-djali-deputetit-Aldo-CelaIsh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon dhunën e djalit të deputetit të PS-së ndaj tij, ndërkohë që Policia e Shtetit ka dal në mbrojtje të agresorit.

Berisha ka publikuar dhe fotot e makinës së denoncuesit, e cila ka xhamin e thyer.

Në mesazhin e tij, denoncuesi thekson se është rrahur keq nga disa djem dhe njëri prej tyre është djali i deputeti të PS-së, Bujar Çela.

“E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin!
Viktima largohet nga vendi. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. Sb

Para disa ditësh bëra një denoncim disa çuna me rrahën keq që më lanë disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makinës para komisariatit te Lushnjës. Njëri nga këta është djali i deputetin i cili quhet Aldo Çela, djali i Bujar Çelës dhe shefi i komisariatit nuk mori as një masë dhe u detyrova te iki nga Shqipëria se ata dolën para meje nga komisariati dhe ka një lokal pa licence në në Lushnjë që atje pihet vetëm droge”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Bujar cela

Dhuna-djali-deputetit-lushnje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura