“Dënojmë dhunën gjatë protestës”- Reagon delegacioni i BE në Shqipëri: Akte të tilla s’kanë vend në një shoqëri demokratike

Apr 19, 2024 | 13:41
SHPËRNDAJE

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u hodhën bomba molotov në drejtim të godinës.

bashkia tirane protesta molotov2

Në një postim në X, delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë shprehet se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, si edhe s’kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë.

Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhet në postimin në X.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura