Dënimit i gupit “Shullazi”, reagon Ambasada Britanike: Krimi i organizuar vazhdon të përkeqësojë…

Nov 14, 2018 | 16:19
SHPËRNDAJE

Pas dënimit të Emiliano Shullazit, ditën e djeshme, ka ardhur dhe një reagim nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman shprehet se e përshëndet vendimin e gjykatës.

45549813_2479829972057975_9217472684525355008_n

POSTMI I PLOTË

Ambasadori Duncan Norman përshëndeti vendimin e gjykatave shqiptare për ta dënuar z. Emiljano Shullazi me 14 vjet burgim dhe dënimet e gjata të burgimit për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët e rëndë dhe të organizuar për të vepruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura