Dënimi i Frrokut, reagon Paloka: Pafajësinë ia dha Rama që të arratisej

Jun 29, 2015 | 17:45
SHPËRNDAJE

Ky ishte standarti i Edi Ramës në këto zgjedhje, blerja e votës, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet që

Deputeti i PD-së, Edi Paloka

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burgim të përjetshëm të Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj ka reaguar deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Pasi ka përshëndetur vendimin e Apelit, Paloka ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama për vendimin e mëparshëm që i dha pafajësi Frrokut.

Po kështu, Paloka tha se Rama ndërhyri qëllimisht që t’i jepte mundësi Frrokut të arratisej. 

“Pasi u përdor disa muaj për fushatë elektorale në Pukë, Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij duke i dhënë lejen që ai të largohet në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë.

Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe i elementëve të inkriminuar për të shantazhuar shqiptarët.

Tashmë lidhjet e Ramës dhe kësaj maxhorance me krimin janë një fakt evident jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare”, tha Paloka. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura