Demokratët në ditën e fundit si pushtetarë

Jun 29, 2013 | 15:54
SHPËRNDAJE

Të veshur shik e me shumë shije, ashtu siç impenjohet çdokush për të shkuar në një takim të rëndësishëm. Figura të larta të PD-së, por dhe fëmijët e tyre, u kujdesën që në veshje të mbizotërojë ngjyra blu, si simbol i kësaj partie, për të shkuar në mitingun përmbyllës të PD-së të hijshëm dhe të mbushur me shpresa. Siç mund ta shihni edhe në fotot që paparaci ynë ka realizuar të premten e kaluar, ata mezi presin që t’i bashkohen asaj turme të madhe që kishte mbushur sheshin “Nënë Tereza”, me shpresën e mbase me bindjen që po ata do të votonin dy ditë më vonë për forcën e tyre masivisht, gjë që nuk ndodhi. Dokori i njohur, Halim Kosova, i cili iu bashkua në fund ekipit të PD-së si ministër Shëndetësie, është fotografuar me të shoqen atë ditë, ndërkohë që nuk mund ta mohojmë keqardhjen që një figurë e njohur e mjekësisë si ai, nuk pati mundësi të qëndrojë më gjatë në atë post, ku me siguri do të kishte ndryshuar për mirë shumë gjëra. Tritan Shehu, i cili në foto duket i shoqëruar nga Juela Meçani, mbase as që mund ta çonte nëpër mend se ishte në ditën e parafundit të tij si deputet, pasi këtë herë nuk ia doli. Ministri ende në detyrë i Financave, Ritvan Bode, i cili mori një rezultat aspak të mirë në qarkun e Korçës për partinë e tij, atë ditë ndiqej me shumë kuriozitet nga kalimtarët e rastit, të cilët çuditërisht e fiksonin gjatë nga pas. Ia ka dalë të jetë pjesë e Parlamentit shqiptar Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, e cila atë ditë ngjante më shumë si një ikonë mode sesa një politikane. Dhe në fund, paparaci ynë sjell foton e Megit, vajzës së kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli me të fejuarin e saj, Luiz Ejlli. Edhe ata pjesë e mitingut atë ditë. 
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura