Demalia–artistëve: Arti i varur nga shteti nuk është i lirë dhe nuk krijon vlera, ja ç’ duhet të bëni

Feb 18, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

Teksa vijon të mbetet ende i nxehtë debate për ‘Çështjen e Teatrit’ Ilir Demalia nuk i kursen replikat për artistët.

15781258_10211834416156854_8013604543573872475_n

Në një tjetër reagim ai shkruan se artistëve duhet tu dhimbset vetja për mjerimin e tyre si intelektualë më shume sesa prishja e godinës, për të cilën thekson se nuk është dakord që të prishet.

Më tej ai e lidh situatën e artistëve me atë të diktaturës ku shkruan se edhe sot arti vijon të jetë i varur nga shteti, nuk është as i lirë dhe as nuk krijon vlera.

“Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë artistët në Shqipëri  në qoftë se duhet të shërbejnë si ndërgjegjësim e kurajo qytetare,  si avangarde e mendimit intelektual dhe si vizion estetik dhe etik për vlerat dhe ruajtjen e tyre.  Kultura është e lirë ashtu si dhe arti ku zhvillohet kultura. E imponuar dhe e kontrolluar nga shteti, ajo përfundon si vetë godina Teatrit”, shkruan Demalia.

 

Reagimi i plotë:

 

Arti i varur nga shtetit dhe i drejtuar nga shteti nuk është as i lirë dhe as nuk mund të krijoj vlera.

 

Sartri ka shkruar se ka tre llojë shkrimtarësh: “Shkrimtarë që shkruajnë për Zotin, shkrimtarë që shkruajnë për vete, dhe shkrimtarë që shkruajnë për të tjerët”.

 

Meqë këto ditë është ky debat i Teatrit dhe një patetizmi ( jo për prishjen e Teatrit që në asnjë mënyrë në mendimin tim nuk duhet  prishur, jo vetëm si histori e Teatrit, por edhe e Tiranës tashmë të masakruar) të aktorëve që më shumë se Teatri duhet ti dhimbset vetja, për mjerimin e tyre si artistë, intelektualë, e këtu futet sigurisht dhe shkrimi i scenaret e filmave, librat të bërë drama e dramat te vëna në çfaqje,  lind pyetja, për kë shkruajtën  shkrimtarët dhe lujtën artistët  gjatë regjimit komunist?

Për Zotin shkruhej si nje djall. Ishim i vetmi vend ateist ne botë dhe dënoheshe po te predikoje Zotin apo fenë. Kelrikët paraqiteshin si vrasës dhe armiq teë atdheut.

 

Për vete nuk mund të shkruhej se ajo i lejohej vetëm Zeusit me “Vitet e vegjëlisë”.

 

Për të tjerët, e kjo domethënë për problemet reale shoqërore, varferinë, izolimin, diktaturën, persekutimin, burgjet, nuk lejohej të shkruhej. Interpretohej, shkruhej, pasqyrohej i gjithë arti që  populli shqiptar i  Republikës Socialiste të Shqipërisë ishte më i lumturi në botë.

 

Kujt i shërbeu tërë ai art ne regjimin komunist por edhe sot po e njëta gje në formë tjetër?

 

Arti i varur nga shtetit dhe i drejtuar nga shteti nuk është as i lirë dhe as nuk mund të krijoj vlera.

 

Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë artistët në Shqipëri  në qoftë se duhet të shërbejnë si ndërgjegjsim e kurajo qytetare,  si avangarde e mendimit intelektual dhe si vizion estetik dhe etik për vlerat dhe ruajtjen e tyre.

 

Kultura është e lirë ashtu si dhe arti ku zhvilohet kultura. E imponuar dhe e kontrolluar nga shteti, ajo përfundon si vetë godina Theatrit.

 

Deri në sot nuk e kanë bërë.

 

Ajnshtajni deri momentin që zbërtheu atomin quhej shkenctar, Kur kundërshtoj bombën atomike quhej intelektual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura