Delvinë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 67-vjeçarja

Jul 11, 2015 | 9:43
SHPËRNDAJE

Një grua 67-vjeçare është arretsuar nga policia e Delvinës, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.


Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se gjatë kontrollit në banesën e shtetases Trëndafile Nikolla, në lagjen “Lejla Malo”, janë gjetur një pistoletë, 5 fishekë dhe 2 krehëra. 

Këto janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që gruaja eshte prangosur menjehere dhe eshte derguar në komisariat. Dosja në ngarkim të saj i kaloi për ndjekje prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura