Del Piero i përulet kampionëve: Të djeg shumë, por Juve, Interi e meritoi

Apr 23, 2024 | 11:03
SHPËRNDAJE

Ku ndodhet Del Piero është edhe… Juventusi! Kapiteni dhe simboli legjendar i bardhezinjve, shumë shpesh është dukur fare pranë një rikthimi në klub, por akoma me forcë ai duket se mbahet larg “Zonjës së Vjetër”, ndonëse argumentet dhe arsyet nuk kuptohen ende.

Del Piero

Nga Madridi, ky ai është transferuar tashmë me familjen, duke qenë se djali i tij ka nisur një aventurë me skuadrën e Getafes, Aleks nuk nguron asnjëherë që të flasë për Juventusin “e tij”, ndonëse me xhentilesën e përhershme, ai e quan veten “një të jashtëm” nga çështjet aktuale të skuadrës.

“Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë personi që kërkon të futet në mes. Unë shikoj dhe lexoj që flitet shumë për Alegrin dhe për Juventusin dhe për mua gjërat duken më shumë sesa të qarta. Pastaj, gjithsecili ka mënyrën e tij për të vlerësuar situatat. Shumë mund të thonë se Alegri dhe Juventusi kanë bërë gjithçka që duhej, ose në të kundërt se mund të bënim më shumë. Pse jo edhe një miks mes këtyre të dyjave”.

Pas dy sezonesh pa trofe, ja ku vjen një tjetër me shumë dritëhije, por me një Kupë Italie që nëse do të arrijë fillimisht të kapet finalja dhe më pas të fitohet, ndoshta mund t’i japë sado pak oksigjen këtij sezoni. Ndonëse e ardhmja është ende shumë e turbullt: “Le të themi që është një moment i veçantë, më saktë u bënë disa vite tashmë. Juvja është ndeshur jo vetëm brenda, por edhe jashtë fushë, prandaj pikësëpari ndoshta duhen zgjidhur fillimisht çështjet diplomatike, për të ecur më të qetë në një rrugë të ardhshme të gjatë. Gjithsesi, te Juvja diçka e tillë është e vështirë për t’u pranuar, sepse te Juvja s’ka kohë për të humbur, qëndrojnë të drejtuar të gjithë sytë e botës.

Presioni është në qiell dhe duhet duruar, menaxhuar dhe në një mënyrë transformuar në një energji pozitive. Këtë gjë Juvja e bëri për shumë muaj nga fillimi i sezonit, së fundmi jo, por vlerësimet e tjera ia lë atyre që e drejtojnë klubin, unë jam pjesë e jashtme e tij. Interi kampion? Si juventin mund ta kuptoni sesa në djeg neve kjo gjë. Por Interi e meritoi totalisht titullin, sepse gjatë të gjithë vitit janë treguar skuadra më e fortë”, përfundoi “Pinturikio” i historisë së Juves.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura