Del Piero dhe Roberto Baxho “kundër” Shqipërisë, Italia merr masa të pazakonta për Europianin

Apr 30, 2024 | 20:54
SHPËRNDAJE

Shqipëria do ta hap siparin e ndeshjeve të Euro 2024 kundër Italisë së Luçiano Spaletit.

Totti-Del-Piero-Baggio1

Italianët janë përgatitur mjaft mirë për këtë kompeticion, duke pasur objektivin për të mbrojtur statusin e tyre si kampionët e Europës, që nga viti 2021 kur ata fituan Europianin e fundit. Për këtë arsye, trajneri Spaleti ka bërë një kërkesë tepër të veçantë. Në stafin teknik të kombëtares së kaltër janë thirrur 4 legjenda të sulmit, me qëllim stërvitjen e lojtarëve në aspektin ofensiv. Bëhet fjalë për Totin, Baxhon, Del Pieron dhe Antognonin.

Duke pasur parasysh karrierën e tyre tepër të suksesshme jo vetëm me fanellën italiane por edhe të klubeve respektive, Spaleti ka menduar se këto 4 yje të historisë së sulmit botëror do të ishin një përforcim mjaft i mirë që mund t’i shërbejë ekipit që të mund të performojnë në nivelin më të lart sulmues në këtë Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura