Del në dritë “Rafti i librave të Bin Ladenit”, ja si i planifikonte operacionet e al-Kaidës

May 20, 2015 | 20:37
SHPËRNDAJE

Zyrtarët amerikanë kanë publikuar dokumentet që ata thonë se u gjetën në kompleksin e fshehtë të Osama Bin Ladenit në Pakistan, gjatë një kontrolli të kryer në vitin 2011. Gjatë këtij operacioni u vra shefi i al-Kaedës, dhe personat e specializuar që thuhet se kryen vrasjen e tij, gjetën dokumentet që zyrtarët i kanë quajtur “Rafti i librave i Bin Ladenit”, raporton BBC-ja.

foto e publikuar nga BBC

Sikurse libra për korrespondencën arabe, aty gjenden edhe libra të gjuhës angleze nga Bob Woodward dhe Noam Chomsky, ndërsa të tjerët kanë lidhje mbi teoritë ekonomike dhe ushtarake.

103 faqe dhe video në tërësi, përfshijnë përkthime, shënime, dhe materiale të tjera me hollësi për operacionet e al-Kaidës. Shumë prej tyre kanë edhe një version në dispozicion në gjuhën arabe.

Në një nga letrat, Bin Laden udhëzon njërin nga zëvendësit e tij t’i tregojë atyre qe ai i quan “vëllezërit tanë”, se ata duhet të mbeten të fokusuar në luftën kundër amerikanëve.

Një tjetër përbuz luftën e Presidentit Xhorxh W Bush kundër terrorit, ku Bin Laden shkruan se ajo nuk kishte arritur te krijonte stabilitet në Irak apo Afganistan. 

Ka gjithashtu edhe seksion te titulluar “Materialet Lidhur me Francën”, qe përfshijne një numër të raporteve akademike dhe artikuj rreth ushtrise, politikëa dhe ekonomisë se Francës.

Pritet që të ketë dokumente të tjera ende të pazbuluara, por që mund  të bëhen publike në vijim. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) tha se ato i ishin ushtruar një kontrolli “rigoroz” para se të publikoheshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura