Del ekspertiza/ Ja çfarë i shkaktoi vdekjen 17 vjeçares në Velipojë, shoku që e mori me skaf: Do flas …

Aug 21, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e 17-vjecares Enisa Doda, ne Velipoje, ka ardhur si pasoje e mbytjes.te-rinjte-1

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, raporton ‘News 24’.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar adoleshenten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura