Dekriminalizimi/ Basha: Rama kumbari i kriminelëve, formularët faktuan alarmin e PD

May 21, 2016 | 13:34
SHPËRNDAJE

Një ditë pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e KQZ e që nxorën zbuluar deputetë, të zgjedhur vendorë apo këshilltarë me të shkuar kriminale, kreu i demokratëve Lulzim Basha theksoi se gjitha sa u pa faktoi alarmin e dhënë nga PD-ja.

lulzim-basha

Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se vetëdeklarimi është vetëm faza e parë, pasi opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund dekriminalizimit, me verifikimin dhe më tej me denoncimin e rasteve konkretë në Prokurori.

“Rezultatet e para të ligjit për dekriminalizimin nisën në fakt kur Edi Rama e pa se nuk do mund ta bllokonte miratimin dhe zbatimin e këtij ligji. Kështu u largua Arben Ndoka, i dënuari për trafikim të qënieve njerëzore, për futjen e të cilit në parlament Edi Rama largoi dy gra socialiste nga lista e deputetëve sepse i duhej ta përdorte si topuz kundër opozitës. Kështu u largua Mark Frroku kur Edi Rama i rezistoi sa mundi ligjit madje duke fshehur urdhër-arrestin e Interpolit per të”- tha Basha.

Ndërkohë, që sipas tij, në fazën e vetdeklarimit, pa qenë nevoja e ndonjë verifikimi të posaçëm, ka dalë qartë se kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, alias Ervin Roshi, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, bashkë me alias të tij, kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi që ka deklaruar vetëm 4 nga 6 emrat e përdorur në “karrierën” e tij të mëparshme, do të dorëzojnë detyrën.

“Kryebashkiakë të tjerë mund të largohen e do të largohen gjithashtu pas verifikimit të formularëve. Informacionet e ardhura nga partneret tanë dhe nga qytetarët, denoncimet e shumta që kanë mbërritur dhe po mbërrijnë tregojnë se shumë funksionarë të tjerë, deputetë, kryetarë bashkish e drejtues të administratës shteterore kanë fshehur të dhënat e tyre në formularët e vetdeklarimit”- tha Basha.

Sipas tij, informacionet e partnerëve dhe qytetarëve, denoncimet e shumta tregojnë se shumë funksionarë të terë, deputetë, krerë bashkish, drejtues të administartës shtetërore kanë fshehur të dhënat në formularët e vetedeklarimit.

“Roshi, Bushi, Bardhi i kujtojnë në këte ditë të vertetës shqiptarëve kumbarin, mbrojtësin e tyre Edi Rama. Ky nuk u mjaftua të sfidonte opozitën, të më sfidonte mua kur i kërkoja moskandidimin e tyre, por edhe ambasadorin amerikan që paralajmëroi në prag të zgjedhjeve vendore se kandidimi I këtyre është kosto”- tha Basha.

Sipas tij, sot kushdo e tregon me gisht dhe e thotë me emër atë që refuzoi të dëgjonte deri në fund, e quhet Edi Rama. “Ky është autori numër një i promovimit të individëve me rekorde. Kriminalizimi është njolla e tij e zezë. Ne e ndaluam këtë gjëmë kombëtare, fillimi I zbatimit të ligjit për dekriminalizmin është interes publik, nuk jam i lumtur kur zbulohen kriminelët e Ramës, nuk ka asgjë për të festar se nuk kemi të bëjmë me emra e persona por me trend që Rama futi në politikë, Rama u tha të rinjve e të rejave dhe gjithë shqiptarëve, mos mësoni, nëse doni të ecni bëhuni si Bushi, si Roshi, si Bardhi, si Balilajt, Ndoka, Prenga e Shullazi”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura