VIDEO/ Dekreti i Sandër Lleshit, Meta i përgjigjet Ramës: Amatorët ta lexojnë Kushtetutën, më lini…

Nov 9, 2018 | 9:56
SHPËRNDAJE

Ilir Meta u ka bërë thirrje “amatorëve” që nuk e dinë mirë kushtetutën, ta rilexojnë edhe një herë për të kuptuar rolin dhe kompetencat që ka Presidenti.

I pyetur këtë mëngjes, nëse ka ndonjë arsye konkrete për mosdekrtetimin e Sandër Llleshit, Presidenti Meta kërkoj që ta lenë të bëj detyrën e tij.Meta-kushtetuta1“Përsa i takon anës ligjore padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti.

Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë.

“, u shpreh Meta.

Ilir-Meta-kushtetuta2

Ndërkohë një natë më parë, në një intervistë për “Real Story”, kryeministri Rama u shpreh do të presë afatin 7 ditorë dhe do të kërkojë sërish nga kreu i shtetit të dekretojë Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm. Ilir-Meta-dekreti-Lleshit

Pyetje: A do ta dekretoni Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm? Kryeministri paralajmëroi një ditë më parë se do ta dërgojë te ju sërish emrin e tij.

Presidenti Meta: Forumi “Tirana Connectivity” i mbajtur sot ishte i mrekullueshëm dhe besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo.

Pyetje: A keni një arsye ligjore për mosdekretimin e z. Lleshi si ministër? Jo bindje, arsye ligjore…

Presidenti Meta: Përsa i takon anës ligjore padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti.

Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura