Dekreti i Metës për Teatrin, Manja: Ja pse e shtymë për në seancën e datës 20

Sep 3, 2018 | 13:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbledhur sot rreth orës 12 Konferencën e Kryetarëve, ku është paraqitur  edhe kalendarin trejavor të punimeve të Parlamentit.

Çështja më delikate, ajo e dekretit të Presidentit Ilir Meta për projektligjin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është përcaktuar të shqyrtohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese javën e ardhshme, por votimi në seancë mund të shtyhet.

Deputeti i PS, Eduart Shalsi ka thënë që shqyrtimi të behën në një datë tjetër më vonë.

Ndërkohë që opozita ka kërkuar që të tërhiqet fare ky ligj dhe e ka cilësuar si vija e kuqe.

spaho

Po ashtu mësohet se kreu i grupit të PD, Edmond Spaho ka akuzuar drejtpërdrejtë Taulant Ballën, për lidhje me element kriminal, ndërsa ka shtuar se se  krimi në vend është rritur.

“Ngrita shqetësimin për kriminalitetin në vend, kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminalizuar. Solla në vëmendje dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, gjë që është pika kulmore e asaj politike konstante në denigrimin dhe luftën e ashpër ndaj përfaqësuesve të medias që kanë qenë kundër tij. Solla në vëmendje rastin e lidhjes së Taulant  Ballës me një të dënuar, solla rastin e Ergys Çurbjes, siç është bërë e ditur nga media ai komunikon me një bandë shumë të rrezikshme, siç është banda e Shullazit. Këto raste janë nën juridiksionin e ligjit të dekriminalizimit. Për sa i takon kalendarit, ngrita çështjen e Teatrin, qeveria duhet të sjellë dekretin në Kuvend dhe ta rrëzojë ligjin. Por duket se qeveria nuk e ka këtë mendim. Me veprimet e tyre do ta çojnë vendin ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor mes qeverisë dhe opozitës.”, deklaroi Spaho pas mbledhjes.

Po ashtu dhe deputeti i maxhorancës Ulsi Manja, pas mbledhjes, në një dalje për mediat ka thënë se kanë diskutuar për dekretin e presidentit që ktheu ligjin e Teatrit.

Dekreti i presidentit Meta për ligjin e Teatrit do të kalojë në seancën e datës 20 shtator në Kuvend, dhe jo si ishte planifikuar më herët.

ulsi

Në një deklaratë për mediat, socialisti Ulsi Manja, njoftoi se dekreti do të kalojë në komisionin përgjegjës njëherë, pasi ky i fundit kishte nevojë për kohë që të njihej me argumentet e presidentit.

“Meqenëse dekreti është depozituar kur sezoni ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese që të mos diskutohet në seancën e datës 13 por të datës 20, pasi komisioni ka nevojë për kohë për tu njohur me argumentet e presidentit. Kështu do të kalojë në komisionin përgjegjës, pastaj në seancë në datën 20”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura