“Dekorimi i zyrtarëve të diktaturës, provokim bastardësh në 25-vjetorin e lëvizjes studentore”

Nov 29, 2015 | 13:44
SHPËRNDAJE

Për ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, dekorimi i zyrtarëve të diktaturës është një “provokim bastardësh në 25 vjetorin e lëvizjes studentore”.

“Te dekorosh per mirenjohje ne 25 vjetorin e levizjes antikomuniste : hetues te diktatures, gjykates politik qe kane denuar me pushkatim apo varje ne gjyqe te montuara gjate komunizmit, zv/ drejtore te Sigurimit te shtetit -tmerrit te shqiptareve, shefave te sigurimit te Byrose Politike , gjykates ushtareke politik … Prokurore kriminel …etj, nuk eshte vetem nje provokim bastardesh, as edhe vetem sadizem i Rames. as vetem nje hakmarrje per rrezimin e baballareve te tyre 25 vite me pare”,- shkruan Topalli.

Deputetja e PD Jozefina Topalli
Deputetja e PD Jozefina Topalli

Në një status në rrjetin social Facebook, pas lajmit të publikuar në media se Qeveria ka dekoruar funksionarë të PPSH-së, Topalli shkruan se nuk është e surprizuar nga këto dekorata, por ndien thjesht neveri teksa bën thirrje për rrëzimin e qeverisë.

“Por kam bindjen me te thelle se kombinimi i nje kulture totalitariste me ate mafjoze te pushtetareve ne krye te vendit eshte nje kercenim real per vendin!
Ndaj ka vetem nje zgjidhje: T’ i permbysim!”,- thekson deputetja e PD-së.

statusi i topallitprovokimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura