Deklaratat që nxisin luftë, SHBA tjetër paralajmërim Assadit: Nëse nuk e ke kuptuar…

Apr 21, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis paralajmëroi presidentin sirian Bashar Assad të premten se SHBA është e gatshme të ndërmarrë veprime të tjera ushtarake kundër Sirisë dhe të godasë sërish me rakea, nëse ai nuk merr parasysh mesazhin e sulmit të ndërmarrë prej SHBA dhe aleatëve pak javë më parë.

download

“Do të ishte i keq-këshilluar nëse do të shpërfillë deklaratën e bashkësisë ndërkombëtare dhe ne jemi të gatshëm për të ndërmarrë sulme shtesë në të ardhmen,” tha Mattis gjatë një takimi me homologun e tij japonez në Pentagon.

Mattis tha se ai ka parë që ka pasur mbështetje universale për atë që e quajti “sulmin e urryer, por të nevojshëm”.

Sulmet me raketa u kryen nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca të shtunën e para dy javëve.

Ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera tha se besonte që sulmi tregon vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në çështjen e armëve të shkatërrimit në masë.

“Unë mendoj se kjo i dha një mesazh të caktuar edhe Koresë së Veriut,” tha Onodera.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura