Deklaratat e Moskës për Shqipërinë e Madhe, MPJ-ja shqiptare thërret për sqarime ambasadorin e Federatës Ruse

Apr 27, 2015 | 16:43
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve, të Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, destabilizuese.

Për këto deklarata, Ambasadori i Federatës Ruse, Aleksander Karpushin, u thirr sot në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise

MPJ i shprehu Ambasadorit pakënaqësinë e palës shqiptare dhe i kërkoi sqarim lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të MPJ-së ruse.

“Këto deklarata përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi.
Ambasadorit  iu theksua se  Federata Ruse duhet të shohë realitetin në sy në Ballkanin Perëndimor, ku  pavarësia e Kosovës përben një kontribut të qenësishëm për të ardhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal”,- thuhet në një njoftim për shtyp të MPJ-së shqiptare.

“Retorika për Shqipërinë e Madhe nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan”. Kështu ka reaguar disa dite me pare Moska pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin me Kosovën.

Sipas B92, deklarata bëhet nga Ministria e Jashtme e Rusisë, si reagim ndaj asaj që ‘Rama tha bashkimin e ardhshëm të vendit të tij dhe Kosovës “përmes BE-së, apo mënyrën klasike.”

“Moska i ka kushtuar vëmendje deklarates se bere me 4 prill nga Kryeministrit shqiptar Edi Rama për mundësinë e unifikimit të shqiptareve në kuptimin klasik”- thuhet ne reagim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura