Komisioni Europian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama te dielen në Kuvendin e Kosovës, ku tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president simbol te unitetit kombetar.
Zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.
“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.
“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al