Deklaratat e Jankullovskës për vrasjen e shqiptarëve, Doda: Një nepërkë, vrasëse!

May 15, 2015 | 19:23
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Mesila Doda e ka cilësuar si nepërkë ish ministren e Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. Nga përgjimet e publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev,  Jankullovska flet me njerëz të afërt të kryeministrit maqedonas, e ndërsa diskuton për shfarosjen e shqiptarëve.   

 

Në një status në rrjetin social facebook, Doda bën thirrje për protesta të grave shqiptare kundër deklaratave të saj. Sipas deputetes demokrate ish ministrja e Brendshme e Maqedonisë është një psikopate, një vrarse.

Statusi i plotë i deputetes Mesila Doda  

Nuk kam pare grua-neperke si kjo… Deshmi qe ligesia nuk njeh as gjini e as kombesi, shpresoj qe grate dhe vajzat “shiptarishte” ti japin nje mesim me nje proteste qytetare mu para deres se shtepise se neperkes… 

Fatkeqesi qe nje pjese vitale e kombit eshte e shtrenguar te bashkejetoje madje te duroje krimet dhe arrogancen e ketyre qenjeve monstruoze. Se sa i lani duart me shqiptaret, e kane provuar paraardhsit e ty dhe s’ja kane dale dot. Instikti vrases dhe terbimi ndaj nje popullate me kombesi tjeter eshte veç tregues i frikes qe ke, psikopate vrasese.meriton te gjykohet per krimi kunder njerzimit ashtu si edhe shefi i saj. E vetmja keqardhje eshte qe nje vrasese kriminele si kjo turperon te qenit grua… Tek e fundit ligesia nuk njeh gjini!!!  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura