“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, gurthemeli i shtetit të Kosovës”- Basha: 30 vjet më parë u rindez pishtari i lirisë. I Bindur se me të njëjtën kurajë…

Jul 2, 2020 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e Deklaratës Kushtetuese  të 2 Korrikut 1990, ndërsa thotë se ajo është “gurthemeli i shtetit të Kosovës”.

Me një shënim në facebook, Basha thotë se 30 vite më parë, “gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës”.

basha lulzim

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurt drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s  dhe Bashkimit Europian”, thotë mes të tjerash Basha.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës.

2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe bashkimin e të gjjthë faktorëve shqiptarë në Kosovë, nën drejtimin e Ibrahim Rugoves, për një qëllim të madh, Kosovën e Pavarur.

30 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

377902eb-3daf-448b-aa21-6086699ff7d2 5119bd9e-827a-4d5c-a8b6-f905afefaa28

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura