Deklarata e fortë/ ‘Visho Ajazi kishte lidhje me Olgën, agjenten e shërbimit sekret rus’

Nov 3, 2017 | 17:38
SHPËRNDAJE

Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze, bën përgjegjës ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazin, se nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës, por dhe të një terroristeje italiane e natyralizuar në islamike, Maria Giuglia Sergio ose Fatima.

Drejtori-i-ri-i-SHISH-Visho-Ajazi-Lika-faqe-6

Ai ne nje interviste publikuar sot ne “Panorama” sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifikuar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish-punonjëse e një shërbimi inteligjent për sistemet e sigurisë,.

“Unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim”-thote ai ne intervisten ne “Panorama”. 

Intervisten e plote e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura