Deklarata e fortë e Xhafajt: Trafikantët janë tulatur, disa po largohen jashtë vendit, por…

Feb 15, 2018 | 22:51
SHPËRNDAJE

Ministri Xhafaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se janë identifikuar deri më tani 6 grupe kriminale në Tiranë, 5 grupe kriminale në Vlorë, si dhe disa grupe kriminale në Fier, Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe Berat.

Jam optimist për dy a tre goditje të forta do të bëhen shumë shpejt. Një pjesë e grupeve kriminale janë tulatur edhe një pjesë e tyre kanë lëvizur edhe jashtë shtetit. Ne jemi në vëzhgim të tyre. Në Francë do të shkojnë 4 pjesëtarë nga Shqipëria për hetim. Pra ne po shtrihemi edhe në shtetet e tjera.

Xhafaj i bindur: Balili do të kapet. Ekstradimi i Seitit nuk ishte…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar sot në “Opinion” në “Tv Klan” ka deklaruar se Kelment Balili është një prej atyre grupeve kriminale që do të arrestohet. E ndërsa për ekstradimin e Seitajt Xhafaj tha se nuk ëhstë shkelur asnjë ligj.

Xhafajjjjjj

“Klement Balili mbetet për tu parë nëse është në Shqipëri ende. Ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete për të. Ai do të kapet. Për Habilajt po vazhdojnë për
Habilajt në bashkëpunim me palën italiane.

Nuk është shkelur ligji, ka një kërkesë nga prokurori I përgjithshëm, dhe na është kërkuar ne ta ndalojmë për llogari të shtetit fqinj. Ne nuk kemi pasur njoftim zyrtar nga Prokuroria për hetimin e tij këtu. Nuk di që dei më tani të ketë lidhje me çështjen Habilaj dhe atë që ka këtu në Shqipëri” tha Xhafaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura