Deklarata e fortë e Vuçiç: Duam zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Jan 27, 2016 | 20:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot gjatë pushimit të bisedimeve që po bëhen mes Beogradit dhe Prishtinën.

vucic zgjedhje te rejaVucic për RTS ka thënë se bisedime janë shumë të vështira dhe se është mirë që sonte të merret vesh për çfarëdo qoftë, sepse kjo do të thoshte se procesi ka lëvizur.

“Më e rëndësishmja është që të niset me hartimin e statutit dhe me të gjitha ato që duhet për të krijuar Bashkësinë e Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se tema më e rëndësishme është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, por se delegacioni i Beogradit do të luftojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në gjithë territorin e Serbisë, pra edhe në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura