Deklarata e fortë e Berishës: Ambasadori Lu është akuzuar për korrupsion nga…

Dec 12, 2017 | 21:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri.

berisha

Berisha i ftuar në studion e ABC News, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar Ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në ‘full conlfikt of intere’. Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij.  Ai është shprehur dhe ka ofruar emra. Nuk ka asnjë komision parlamentar që ka kërkuar interpretim të ligjit. Ka kërkuar Edi Rama dhe në funksion të tij i jepet këshilla. Jepet shembulli më negativ.”, -deklaroi Berisha.

Po ashtu Berisha ka thene: Është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura