Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Vëllai i Xhafajt u arrestua nga policia italiane, por u lirua pa… (2 emrat e tij)

May 10, 2018 | 21:51
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha, tha në studion e emisionit ‘Opinion’ tha se ” i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë arrestuar nga policia italine, por më pas është liruar pa përfunduar në Gjykatë.

Ai tregoi se politika shqiptare ka ndaluar ndjekjen e personave të ndryshëm nga Interpoli, por prokuroria duhet të hetojë se për çfarë arsye nuk është vepruar kur emri është hedhur në sistem.

Hoxha u shpreh se arsyet e ndalimit të tij në atë kohë nuk dihen, por tha se ai është kapur nga policia italiane. Ai është shprehur gjithashtu se i vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në gjendjen civile rezulton me emrin Geron dhe jo Agron Xhafaj.hoxhaj “Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine”,- tha Hoxha.

Më tej, ai deklaroi se është dashur 2 muaj për të zbardhur vendimin, Prokuroria Italiane ka një sektor që merret posaçërisht me këtë punë dhe që shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë personave që nuk janë arrestuar.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Pasi është bërë kërkimi brenda territorit, duhej të ishte njoftuar Interpoli, kjo çështje zbardhet në momentin kur Prokuroria shqiptare do filloi hetimin… ku ka ngelur? Ka qenë në sistem ky emër, është hedhur nga Interpoli qëndrore? Ka pasur zyra e Interpol Tiranës dijeni për këtë person? Kur ka marrë dijeni, ka aktivizuar kërkimet?  Dhe pasi e lokalizon, njofton prokurorin dhe palën italiane.

Sistemi jonë i korruptuar ka bërë që të dështojnë ekstradime të rëndësishme të krimit të cilët janë dënuar në Itali. Vetëm një hetim i prokurorisë do zbardhi a ka pasur dijeni policia, dhe nëse ka pasur pse nuk ka vepruar. Vendimi në Itali nuk është i fshehtë. Të gjitha këto i zbardh vetëm një hetim.

Pista tjetër, mua më rezulton, që pse në Itali ky vendim ka ngelur në statusin peng. Këtu duhet gjetur çfarë ka ndodhur që vendimi nuk është aktivizuar. Kush ka ndërhyrë, nëse ka ndërhyrë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura